“Jemi bërë pak si kinezë”/ Qytetarët italianë mbajnë rradhë për t’u futur në supermarket (FOTO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mësohet se Prato është një ndër qytetet më pak të  prekura nga koronavirusi e kjo falë masave të forta që kanë  zbatuar, distancës mes njerëzve.

ITALI– Ditën e sotme gazeta prestigjioze italiane “Corriere della Sera’ ka publikuar një foto krahas së cilës thotë se është një foto që  mund të futet në histori. Në foto shihen dhjetëra qytetarë italianë  që mbajnë radhë për të hyrë në një supermarket.

Ndër të tjera shkruhet se kjo foto është shkrepur në qytetin Prato. “Jemi bërë pak si kinezë,” shkruan gazeta.

Ndërkohë mësohet se Prato është një ndër qytetet më pak të  prekura nga koronavirusi e kjo falë masave të forta që kanë  zbatuar, distancës mes njerëzve.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi: Corriere

Share This Article