Një gjyshe 95- vjeçare, e cila u diagnostikua me koronavirus në fillim të këtij muaji, është bërë pacientja më e vjetër në provincën italiane të Modenës, që shërohet nga sëmundja.
Alma Clara Corsini, nga Fanano, u nxitua me urgjencë për në spital më 5 mars pasi shfaqi simptoma të virusit korona. Megjithatë së fundmi stafi mjekësor ka konfirmuar se trupi I të moshuarës ka bërë reaguar mjaft mirë dhe tashmë ajo është rikuperuar plotësisht nga sëmundja. Ndërkohë dhe vetë 95-vjeçarja e ka rikonfirmuar gjendjen e saj të mirë shëndetësore gjatë një interviste të dhënë për gazetën italiane Gazzetta Di Modena: “Po, po, jam mirë. Ata ishin njerëz të mirë dhe kujdeseshin shumë për mua, pas pak do të më dërgojnë për në shtëpi”, u shpreh zonja Corsini.
Sakaq, kujtojmë që deri më tani Italia është vatra kryesore e koronavirusit në të gjithë globin , duke regjistruar 53,578 persona të infektuar ndërsa 4825 të tjerë janë shpallur të vdekur, shkruajnë mediat e huaja.