Arsenali vendos për stërvitje dhe pagesa të punonjësve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali ka këshilluar lojtarët, që ishte paraparë t’iu kthehen stërvitjeve të martën, të qëndrojnë në shtëpi ndonëse ata kanë kompletuar periudhën 14 ditore të izolimit pasi trajneri Mikel Arteta doli pozitiv me koronavirus, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

Testi pozitiv i Artetas shtyu skuadrën të futet në vetizolim, ndërsa stinori në Premier League u pezullua deri më 30 prill.

“Si rezultat i situatës aktuale, ne e kemi të qartë se do të ishte e papërshtatshme dhe e papërgjegjshme të kërkojmë nga lojtarët që të kthehen në stërvitje në këtë kohë. Për këtë arsye, lojtarët e skuadrës së parë të meshkujve, lojtaret dhe po ashtu lojtarët e akademisë do të qëndrojnë në shtëpi”, është thënë në komunikatë të Arsenalit.

Klubi po ashtu ka konfirmuar se do të vazhdojë të paguajë gjithë stafin, përkundër pezullimit të garave.

Manchester Unitedi njoftoi javën e kaluar se do të vazhdojë të paguajë gjithë stafin edhe nëse ndeshjet e mbetura të stinorit anulohen apo luhen pa shikues.


“Këto janë kohë sfiduese për të gjithë”, ka thënë drejtori i Arsenalit, Vinai Venkatesham.

Pjesë e Arsenalit janë dy futbollistët shqiptarë Shkodran Mustafi e Granit Xhaka. 

Share This Article