OBSH: Pandemia po përshpejtohet, por mund t’i modifikojmë trajektoren

albnews
By
1 Min Read

OBSH tha sot se pandemia e koronavirusit po përshpejtohet, megjithatë trajektorja e saj mund të ndryshohet.

Organizata i bëri thirrje vendeve që të nisin sulmin duke testuar të gjitha rastet dhe duke i vendosur në karantinë kontaktit e tyre të afërta.

“Më shumë se 300 000 raste me COVID-19 janë raportuar deri më tani. Është e dhembshme. Pandemia është përshpejtuar, por ne mund ta ndryshojmë rrjedhën e saj”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus./

Share This Article