Lajmin e mirë e ka bërë me dije kolegu i tyre, Gjergji Dilo, me anë të një statusi në facebook. Dilo shkruan më tej se kushdo që ka rezine për printer ky është momenti kur duhet më shumë se kurrë.
TRANË– Dy laborantët shqiptarë Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kanë marrë përsipër që me shpenzimet e tyre të prodhojnë në laborator pjesë të aparaturës së ventilimit, që do të mundësojnë mbajtjen në jetë 4-fishin e pacientëve që janë në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit. Lajmin e mirë e ka bërë me dije kolegu i tyre, Gjergji Dilo, me anë të një statusi në facebook. Dilo shkruan më tej se kushdo që ka rezine për printer ky është momenti kur duhet më shumë se kurrë.
Statusi i plotë
Pershendetje te gjithe miqve qe njoh apo nuk njoh nga afer!!!
Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kane marre persiper me shpenzinet e tyre, te prodhojne ne laborator pjese te aparateve te ventilimit. Keto pjese do mundesojne qe me nje aparat te vetem te lidhet dhe te mbahet ne jete jo 1 por deri ne 4 paciente. Kjo gje do na mundesonte shpresat per te mbajtur ne jete 4 fishin e pacienteve qe jane ne stad te rende dhe kane nevoje per ventilim. Ky status imi nuk eshte qe ju te jipni like apo ti thoni bravo ketyre cunave. Ky status imi eshte apel per ndihme te tere profesionisteve dentare: kush disponon rezine per printer ky eshte momenti kur duhet me shume se kurre!!! Nuk eshte momenti te prodhojme dhembe apo proteza te bukura…eshte momenti te shpetojme jete!!! Jemi perballe nje armiku te padukshem dhe ne cdo gje qe bejme eshte nje shprese qe jete njerezish mos humbin!!! Se bashku mund tja dalim, secili prej nesh mund te japi kontributin e vet sado te vogel. Kujtoni se dhe oqeani eshte i perbere nga pika te vogla!!! Jemi me ty prof. Arben Gjata, sebashku mund tja dalim!!!
Numri i prekurve me covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga spitali i durrësit dhe të tjerët nga spitali “shefqet ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në vlorë e shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri edi rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së covid-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe policia.
(f.m/dosja.al)