Ambasadori britanik dënon sulmet ndaj gazetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve për të cilat është raportuar ditëve të fundit në vend.

Përmes një reagimi në Facebook, ambasadori Abbott ka shkruar se është i shqetësuar nga raportimet për sulmet ndaj gazetarëve në vend.

Ai thotë se gazetarët duhet të punojnë pa frikë nga dhuna, e se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për lirinë dhe mbrojtjen e medias.

“Jam i shqetësuar pas raportimeve për sulme ndaj disa gazetarëve në Kosovë. Gazetarët duhet që të lejohen që të punojnë pa frikë nga dhuna.  Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për lirinë e mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve në të gjithë botën”, thuhet në reagim.

Share This Article