Në konferencën e tij të fundit mbi koronavirusin e ri, guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, vuri në dukje se më shumë se 2200 mjekë dhe 2400 praktikantë infermierë janë regjistruar në mënyrë vullnetare në mes të mungesës së profesionistëve dhe furnizimeve shëndetësore, sipas “The Guardian”.
“Deri më tani, 40 000 mjekë profesionistë kanë dalë vullnetarë për të shtuar forcën shëndetësore si ndihmë kundër pandemisë në rritje të COVID-19”, tha Cuomo.
Më shumë se 6 000 profesionistë të shëndetit mendor kanë vullnetarë për të ofruar terapi falas.
Cuomo theksoi se shteti ka nevojë për 140 000 shtretër spitalorë, por aktualisht ka vetëm 53 000, duke shtuar se kulmi i nevojave spitalore në shtet mund të jetë vetëm rreth 21 ditë larg.
Sipas tij, sfida e vetme më e madhe do të jenë 30 000 ventilatorët që i nevojiten gjithashtu shtetit.