Sot mbahet protesta e opozitës

albnews
By
1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje policisë që të mos zbatojë urdhrat për lëshimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve.

“Unë i bëj thirrje çdo efektivi të policisë së shtetit, të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm, të cilat çojnë në një përdorim disporporcional të dhunës, siç është përdorimi i gazit lotsjellës në protestën e fundit. 

As gazi lotsjellës, as tinzaritë dhe as truket e Edi Ramës dhe lejtnantit të tij, nuk do t’i pengojnë qytetarët për të dalë në protestë, sepse ka ardhur ora e zgjidhjes. Veprime të tilla vetëm sa e shtojnë zemëratën e njerëzve. 

Gazi nuk është zgjidhje, është një stimul shumë i fortë për ta çuar betejën deri në fund”, ka thënë Basha. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply