Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi është rritur sot nga 100 në 578, në rritjen më të madhe ditore.
Siç raporton ITV.com një total prej 578 qytetarësh që u testuan pozitivisht për koronavirusin në Mbretërinë e Bashkuar, kanë vdekur që nga ora 17:00 e të mërkurës, një rritje prej 113 në 24 orë.
Departamenti i Shëndetësisë tha se 11658 njerëz dolën pozitivë që nga 09:00 e mëngjesit të sotëm.
Gjithsej 104.866 njerëz janë testuar për koronavirus, nga të cilët 11% kanë dalur pozitivë.
Më shumë se 660,000 njerëz janë regjistruar vullnetar për ndihmuar në luftë kundër koronavirusit, pasi Qeveria nisi një apel duke kërkuar ndihmë në mes të shpërthimit të koronavirusit.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar është bërë kontribuesi më i madh në gjetjen e një vaksine Covid-19. Britania premtoi një financim prej 210 milionë sterlina pas Samiti virtual të drejtuesve të G20 për gjetjen e vaksinës.
Ministri Rishi Sunak njoftoi se personat e vetëpunësuar do të kenë 80% të të ardhurave të tyre mesatare të paguara nga qeveria.
Ai po thotë se 95% e të gjithë punëtorëve të vetëpunësuar do të mbulohen nga skema, e cila pritet të mbizotërojë deri në fillim të qershorit.