Njoftim i Ministrisë së Brendshme Britanike – Home Office

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njoftim i Ministrisë së Brendshme Britanike – Home Office:

Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel ka njoftuar se shtetasit, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 do t’ju zgjatet viza.
Zgjatja e vizës do të zbatohet për këdo që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi (MB) për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo do të zgjasë deri më 31 maj por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

Brenda UKVI (United Kingdom Visas and Immigration) është krijuar një ekip i dedikuar lidhur me COVID-19 për ta bërë procesin sa më të thjeshtë që të jetë e mundur. Cdokush në këtë situatë duhet vetëm të kontaktojë këtë ekip, përmes kësaj adrese emaili CIH@homeoffice.gov.uk, për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar dhe ato do të zgjaten.

Share This Article