Kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë të dhënë për emisionin “Porta a Porta” në Rai Un, është shprehur se Shqipëria ka dy probleme të mëdha, që kanë ardhur me Edi Ramën: Demokracinë e kriminalitetin.
Sipas kreut të opozitës, me paratë e drogës janë blerë media, gazetarë, policë e pushtet.
Basha thekson edhe akuzat ndaj Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt.
“Shqipëria ka dy probleme: Demokracinë e kriminalitetin.
5 vite më parë është bërë shteti i trafikut të kanabisit. Më pas i kokainës dhe heroinës.
Me paratë e drogës, janë blerë, media, gazetarë, policë e pushtet.
Dy muaj më parë janë publikuar regjistrime ku zyrtarë të PS-së janë përgjuar me mafiozë për të blerë vota e kërcënuar opozitën në zgjedhjet e 2017.
Për 4 vite Rama kishte si ministër Saimir Tahirin, që tani është zyrtarisht nën hetim në trafik droge, pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Katanias.
Pas tij erdhi Fatmir Xhafaj, që e kishte vëllain e tij të dënuar me 7 vite burg për trafik droge’, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.