Një nënë, baba dhe dy vajza të mitura u gjetën të vdekur në shtëpi, një krim që dukshëm duket vrasje dhe vetëvrasje gjatë mbylljes kundër koronavirusit në Angli.
Trupat e Kelly Fitzgibbons, 40 vjeç dhe Robert Needham, 42 vjeç, u gjetën së bashku me fëmijët e tyre Ava Needham, katër vjeç dhe dy-vjeçari Lexi Needham.
Policia ka nisur një hetim për vrasje por asnjë arrestim nuk është bërë dhe detektivët nuk po kërkojnë asnjë të dyshuar. Detektivët nuk “po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me çështjen” dhe e përshkruan atë si një “incident i izoluar”.
Ende nuk është bërë një ekzaminim pas vdekjes dhe policia nuk ka komentuar natyrën e vdekjeve të tyre. Paraprakisht dyshohet se burri vrau gruan dhe të bijat dhe më pas vrau veten.
Vdekjet e tmerrshme vijnë disa ditë pasi familja postoi foto të lumtura teksa shijonin një shëtitje së bashku në të cilën zonja Fitzgibbons komentonte: “Jam e dashuruar me vajzat e mia”.
Banori lokal dhe këshilltari i rrethit Roy Briscoe tha se jetonte në të njëjtën lagje me ta. “Ata ishin një çift i ri, me dy fëmijë të vegjël. Ne nuk mund të besojmë se çfarë ndodhi,” i tha ai BBC.
“Me të vërtetë është pikëlluese. E gjithë lagjia është në gjendje shoku.” Ch Supt Westerman tha që ishte një “një situatë shumë, shumë e vështirë për t’u marrë me të, veçanërisht kur fëmijët janë të përfshirë”./Gazetaexpress/