Ekspertët thonë se në Britani mund të jenë 1.8 milionë të infektuar me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas shkencëtarëve, 1.8 milionë njerëz mund të jenë të infektuar me koronavirus në Britani të Madhe, ndonëse shumica ende nuk janë konfirmuar.

Parashikime të frikshme u dhanë edhe për Spanjën, ku besohet se 7.5 milionë njerëz tashmë janë infektuar me koronavirus, ndërsa në Italy besohet se 10 për qind e popullsisë janë të prekur.

Hulumtuesit e Kolegjit Imperial të Londrës, të udhëhequr nga profesori Neil Ferguson, e kanë studiuar përhapjen e koronavirusit në Evropë për ta parashikuar shkallën e vërtetë të përhapjes.

Ai dhe kolegët e tij thonë se mesatarisht katër për qind e popullsisë në 11 shtetet më të pasura të Evropës tashmë është prekur nga koronavirusi. Kthyer në numër të njerëzve, kjo përqindje i bie rreth 19 milionë persona.

Britania është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi me 25 mijë të infektuar dhe rreth 1800 të vdekur, shkruan “Daily Mail”.

Para saj ndodhen Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania. Gjermania ka më shumë të infektuar, por numër më të vogël të viktimave në krahasim me Britaninë.

Share This Article