Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se Qeveria ka një punë të madhe për të bërë për të përmbushur objektivin e saj 100000 testeve për koronavirus në ditë në Angli.
“Unë kam një plan për të arritur atje, unë e kam vendosur atë si qëllim dhe është ajo që i duhet kombit,” tha ai, raporton BBC.
Z. Hancock tha se ai nuk po mbështet testet e reja të gjakut me antitrupa për të përmbushur qëllimin, i cili u njoftua pas kritikave për strategjinë e testimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Britania po pCrballet me numër të madh të të infektuarëve me Covid-19, transmeton Albuk Tv.