ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 4 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 4 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 9 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 9 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dyndjet në tregje, Rama: Shkodra është një bombë me sahat, nga e hëna burg për kokëshkretët! Policia dhe Ushtria, kordon sanitar për radhët

albnews by albnews
4 April, 2020
in Albania
0
Rama: Do ketë subvencion nga shteti për ata që jetojnë përmes qirasë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Drejtimi i dobët dhe mungesa e organizimit mund ta kthejnë Shqipërinë në një “Vaterlo”. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot pasi është përballur me pamjet e tregjeve, se nga e hëna nuk do të lejohet asnjë shkelje, dhe se “kokëshkretët”, do të përballen me pasojat, përfshirë këtu edhe burgun. Tirana, Durrësi, Shkodra e Fieri, epiqendrat e COVID-19

TIRANE- Nga e hëna burg për të gjithë ata që do të shkelin masat e sigurisë. Ky është paralajmërimi që ka dhënë kryeministri Edi Rama pas pamjeve tronditëse që u përsëritën këtë të shtunë me qytetarët që u grumbulluan nëpër tregjet dhe marketet e vendit. Rama thotë se shifrat pozitive të deritanishme janë keqkuptuar nga disa “kokëshkretë” që do të përballen me ligjin. Kryeministri thekson se Tirana është “Vaterlo“-ja jonë, (Disfata më e madhe në histori e Napoleon Bonapartit, që jo vetëm i kushtoi shum humbje njerëzish, por shkaktoi edhe rrëzimin e tij), ndërsa shton se e njëjtë është situata edhe për Durrësin. Shkodra, thotë ai, është një bombë me sahat, pas dyfishimit të rasteve, e i njëjti rrezik është edhe në Fier. Kryeministri bëri me dije se Policia Bashkiake dhe Ushtria, do të krijojnë kordonet sanitare, dhe se PSh do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

REAGIMI I PLOTË:

NËSE KY ËSHTË NIVELI I KUPTIMIT TË DETYRËS QYTETARE NË FRONTIN E KËSAJ LUFTE PËR JETË A VDEKJE DHE MEQË MESA DUKET ECURINË POZITIVE TË LUFTËS DERI TANI, SHUMËKUSH PO E KUPTON GABIMISHT SI ARSYE PËR T’U LËSHUAR ME IDENË SE S’NA GJEN GJË, ATËHERË PËRGJIGJA E SHTETIT DO TË JETË RECIPROKE PËR KËDO QË NUK DO TË HYJË NË RRESHT PËR TË MBAJTUR RADHË! USHTRIA DHE POLICITË BASHKIAKE DO TË KRIJOJNË URGJENTISHT KORDONËT SANITARË TË TREGJEVE. POLICIA E SHTETIT DO TË GODASË SHKELËSIT ME MASA TË REJA NDËSHKIMORE!

MASAT E REJA NDËSHKIMORE DO TË JENË LIGJ DITËN E HËNË DHE PËR KOKËSHKRETËT DO TË SHKOHET DERI NË HEQJE LIRIE! NËSE DO TË LEHTËSOJMË ME PIKATORE POPULLIN E PËRGJEGJSHËM, KOKËSHKRETËVE DO T’UA BËJMË FERR KËTË SJELLJE QË NA FUT NË ZJARR TË GJITHËVE!

*Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në Vaterlonë tonë. Shkodra është tanimë një bombë me sahat. Fieri është një rrezik i madh potencial. Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, nëqoftëse do ta bëjmë si Kombëtarja Kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj… Harrojeni, këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s’kanë mendje dhe këllqe të luftojnë si mbarë populli shqiptar.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pasi është java e tretë që qytetarët shkelin rregullat e distancimit social në afatin e lejuar për të bërë pazaret. Edhe sot, tregu i Kombinatit u kthye në një fole grumbullimi ku nuk munguan pensionistët. Ndërsa Shkodra, të cilës i referohet Rama, dy familje kanë përhapur COVID-19 tek njëra-tjetra duke infektuar jo pak persona. Sakaq, ka një rritje në 24 orët e fundit edhe të numrit të rasteve të reja që ka shkuar në 29, dhe 333 totali, por edhe një viktimë tjetër, që e çoi numrin në 18.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result