Një pesë-vjeçar në mesin e viktimave me koronavirus në Angli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fëmijë pesëvjeçar është në mesin e viktimave me koronavirus, vdekja e të cilëve u raportua në ditën e kaluar, ka thënë ministri anglez, Michael Gove.

Shifrat e fundit tregojnë se 4,313 njerëz me virus kanë vdekurderi më tani në Mbretërinë e Bashkuar, kurse 708 kanë vdekur të premten, raporton BBC.

Gove tha që qindra ventilatorë po prodhohen çdo ditë dhe më shumë janë marrë nga burim jashtë vendit.

Njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht motit të ngrohtë këtë fundjavë.

Duke folur përkrah Z. Gove në konferencën e përditshme të qeverisë, shefi i mjekësisë në Angli, Stephen Powis tha se “Dielli mund të jetë jashtë, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni jashtë.”

Ai tha se ka disa prova që masat distancuese sociale po zvogëlojnë transmetimin, dhe se shifrat e fundit sugjeruan se raste të reja kishin filluar të “stabilizoheshin”. Megjithatë, ai theksoi se nuk ka “vend për vetëkënaqje”.

Gjatë konferencës, Z. Gove i bëri homazhe për viktimën në moshë më të re që ka humbur jetën nga shpërthimi epidemisë.

“Mendimet tona sot janë gjithashtu me familjen e pesë-vjeçarit me kushte themelore shëndetësore, i cili ka vdekur në mënyrë tragjike”, tha ai.

Share This Article