Thaçi: Rezalla, një ndër masakrat e rënda të kryera nga ushtria serbe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook thotë se Rezalla është njëra ndër masakrat e rënda të kryera nga ushtria serbe ndaj popullatës shqiptare.

Këtë e ka thënë me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Rezallës.

“Një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, ishte ajo e Rezallës. Edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka shtuar se, “plaçkitjet, djegiet, dhunimet, vrasjet, masakrat dhe dëbimet masive ishim forma të hapura të gjenocidit të shtetit serb, projekt që u zbatua anembanë Kosovës në vitet 1998-1999. Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë”.

Share This Article