Dalin nga karantina 95 persona, do të vetizolohen në shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas 14 ditësh qëndrimi në  karantinë në Qendrën Studentore në Prishtinë kanë filluar të dalin disa nga  personat të cilët kishin ardhur në Kosovë nga Gjermania dhe të cilët pas testimit kanë dalë negativ.

Ky grup i personave do të  vazhdojnë vetëizolimin në shtëpitë e tyre.

Njëri prej personave i cili qëndroi në Qendrën Studentore , Fatmir Sallaj tha se do ta vazhdojnë vetizolimi edhe në shtëpi.

Në karantinën e Qendrës së Studentëve janë mbi 500 persona të karantinuar, ku sot pritet të lirohen 95 persona si dhe ditëve në vijim edhe të tjerë, pasi IKSHPK të ketë bërë testimin e tyre sipas radhës.

Kujtojmë se dje nga 36 testime, 35 persona kanë dalë negativ, ndërsa një person tjetër ka dalë pozitiv.

Personi që ka dalë pozitiv është dërguar në Klinikën Infektive bashkë më personin tjetër që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit.

Share This Article