Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar amerikanët të përgatiten për “javën më të vështirë” të pandemisë koronavirus, duke parashikuar një rritje të vdekjeve. Në konferencën e tij të përditshme, zoti Trump tha se “do të ketë vdekje”, por ai u përpoq të siguronte shtetet e goditura më rëndë, duke u premtuar furnizime mjekësore dhe personel ushtarak për të luftuar virusin.
Por, në dallim nga paralajmërimi i tij, zoti Trump sugjeroi lehtësimin e udhëzimeve për distancimin shoqëror për Pashkën. “Ne duhet të hapim përsëri vendin tonë,” tha zoti Trump konferencën e shtypit në Shtëpinë e Bardhë. “Ne nuk duam ta bëjmë këtë për muaj, muaj dhe muaj.”
(Burimi: BBC)




