Sot në Gjilan ka ndodhur një aksidentet komunikacioni, ku si pasojë e plagëve të marruara, një person ka humbur jetën, ndërsa 23 persona tjerë kanë marrë lëndime, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Aksidenti ka ndodhur, kur një kamion ka goditur disa këmbësorë dhe 10 vetura.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një prononcim për media, tha së në aksident jetën ka humbur qytetari Qerim Qoqaj, ndërsa dy persona tjerë janë në gjendje të rëndë.
“Si pasojë e një aksidenti me vetura, që ka shkaktuar veç humbjes së jetës së një qytetari, ndërmarrësi, kryefamiljari, qytetar i ndershëm, Qerim Qoqaj, i cili tash më është i ndjerë. Dy qytetarë janë në gjendje emergjente në QKUK në Prishtinë dhe 12 të tjerë po trajtohen nga spitali Regjional i Gjilanit. Lutemi që ta përballojmë sa më lehtë këtë gjendje. Pasojat dhe situata e tillë çfarë ka qenë pasdite, është shqetësim jashtëzakonisht i madh i qytetarëve të Gjilanit dhe po mundohemi ta përballojmë me masat emergjente. Falënderoj reagimin e Policisë së shtetit, Prokurorisë Themelore, solidaritetit të qytetarëve, të cilët në ato momente, kanë qenë në një gjendje pak a shumë paniku, por kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë në shpëtimin e jetës së njerëzve, që kanë qenë të ngujuar në automjetet e tyre dhe për pasojë ka mundur të kemi pasoja edhe më tragjike”, tha Haziri.
Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, tha se Policia është lajmëruar se diku pas orës 14:00 ka ndodhur një aksident i rëndë.
“Menjëherë kemi filluar hetimet rreth rastit. Nga hetimet e parë, në vendin e ngjarjes, dyshohet se një kamion transportues, të gjitha hetimet po tregojnë se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, të cilin e ka drejtuar, një kamion transportues dhe është futur në drejtim të qendrës së qytetit të Gjilanit, ku në mënyrë zinxhirore i ka godit, fillimisht dy këmbësorë, pastaj 10 vetura dhe një traktor. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pro më e keqja është se një person, edhe për kundër ndihmës dhe për kundër përpjekjeve që kanë bë mjekët e Gjilanit, ai ka humbur jetën”, tha Hashani