Kina eksporton katër miliardë maska në vendet e prekura nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina ka shitur që prej fillimit të marsit rreth katër milliardë maska në vendet e huaja që luftojnë kundër pandemisë lidhur me koronavirusin e ri, njoftuan sot autoritetet.

Pavarësisht uljes së numrit të rasteve në territorin e saj, Pekini ka inkurajuar uzinat të rrisin prodhimin e tyre të pajisjeve mjekësore në një kohë që shumë vende po përballen me mungesa.

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 65 000 personave në botë.

“Që prej 1 marsit, Kina ka eksportuar drejt më shumë se 50 vendeve 3,86 miliardë maska, 37,5 milionë veshje mbrojtëse, 16 000 respiratorë dhe 2 84 milionë tamponë për detektimin e Covid-19”, deklaroi Jin Hai, një zyrtar i shërbimeve doganore.

Në total, këto eksporte janë vlerësuar në 10,2 miliardë juan, 1,33 miliardë euro.

Share This Article