Klubi spanjoll përgatit ofertë të re për Xherdan Shaqirin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi spanjoll përgatit ofertë të re për Xherdan Shaqirin

Sevilla është duke e përgatitur një ofertë të re për blerjen e yllit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, në afatin kalimtar të verës.

Anësori me prejardhje nga Gjilani i Kosovës pritet të largohet nga kampioni i Evropës në fund të këtij sezoni.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Zvicrës Shaqiri i ka luajtur vetëm dy minuta futboll në vitin 2020, dhe largimi i tij nga Anfield para fillimit të sezonit të ri 2020/21 duket mese i sigurt.

Sevilla kishte shprehur interesim për transferimin e 28-vjeçarit edhe në afatin e fundit kalimtar, në janar, por thuhet se çmimi prej 30 milionë eurove i kërkuar nga të kuqtë në atë kohë e kishin bërë klubin nga La Liga të tërhiqej.

Megjithatë, sipas gazetës zvicerane Blick, drejtori sportiv i Sevillës, Monchi, është duke e përgatitur një ofertë të re për Shaqirin.

Liverpooli pritet ta ulë çmimin e Shaqirit deri në 15 milionë euro, duke e parë krizën e shkaktuar në futboll nga pandemia koronavirus.

Por Sevilla nuk është klubi i vetëm i interesuar për shqiptarin, pasi aty janë edhe Roma dhe CSKA Moscow, të cilat janë duke e vëzhguar gjendjen e ish-yllit të Bayern Munich dhe Inter.

Share This Article