104-vjeçarja italiane shërohet nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua 104-vjeçare nga qyteti Lessona në veri të Italisë ka marrë veten me sukses nga koronavirusi i ri. Gazeta ‘Repubblica’ raporton se Ada Zanusso, e cila jeton në një shtëpi pleqsh, në të cilën 20 njerëz vdiqën nga Covid-19, ishte shëruar nga virusi, dhe mjekët thanë se sëmundja e saj nuk ndikon në kthjelltësinë dhe inteligjencën e saj.

“Shërimi i saj është një mrekulli e madhe dhe një shpërblim për të gjithë ata që e kanë kujdesur atë në këto ditë të vështira”, tha mjekia Carla Furno Marchese.

Ajo raportohet se nuk është e vetmja paciente e moshuar që mposhti koronavirusin, por historia e saj është shpresëdhënëse, transmeton KosovaPress.

Share This Article