UK/Debenhams me 22,000 te punesuar në vështirësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjigandi i dyqaneve Debenhams është në prag të kolapsit pas paraqitjes së një njoftimi me synimin për të emëruar nje administratorë te ri ne Britani.

Në një deklaratë, Debenhams tha: “Grupi i dyqaneve Debenhams sot ka paraqitur një njoftim me qëllimin për të emëruar një administrator te ri në Mbretërinë e Bashkuar.

Debenhams po mban mbyllur 142 dyqanet e tij në Mbretërinë e Bashkuar qe pas urdhrit te qeverisë në lidhje me pandeminë Covid-19.

Shumica e punonjësve të saj në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht paguhen nën skemën e qeverisë, pasi dyqanet e saj u mbyllën si aktivitete jo thelbësore.

Debenhams vazhdon shitjet në internet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Danimarkë, kartat e dhuratave dhe kthimet po pranohen dhe përpunohen normalisht.

Julie Palmer, nga Begbies Traynor, tha: “Debenhams ka qenë në vështirësi financiare edhe me pare dhe ky vendim nuk eshte surprizë e madhe.(ITV)

Share This Article