Koronavirusi vret të moshuarin, 22 viktima në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë në spitalin infektiv të Tiranës një tjëtër person I prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, e cila saktëson se fjala është për një të moshuar në moshën 90 vjeçare. Burri humbi jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, duke u bërë kësisoj viktima e 22-të e koronavirusit në Shqipëri.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.
90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

Share This Article