ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho 2 hours ago
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë 4 hours ago
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve 4 hours ago
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë 4 hours ago
Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Koronavirusi, mbi 70 mijë të vdekur në gjithë botën

albnews by albnews
6 April, 2020
in Bota, UK
0
Koronavirusi, mbi 70 mijë të vdekur në gjithë botën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili rezultoi pozitiv për koronavirus javën e kaluar, është në spital pasi u shtrua gjatë fundjavës me temperaturë të lartë.

Zyra e tij tha se shtrimi në spital ishte thjesht një masë garancie, dhe se kryeministri vazhdon të jetë në krye të funksionimit të qeverisë.

Britania është shndërruar në një ndër vatrat shqetësuese të epidemisë. Vetëm të dielën u konfirmuan mbi 600 vdekje nga sëmundja.

RelatedPosts

Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha

Në zona të tjera të Evropës së fundmi vërehet përmirësim pas shtimit të ritmit të infektimeve dhe vdekjeve për javë të tëra.

Italia, e cila vazhdon të kryesojë në shkallë globale për nga numri i të vdekurve, njoftoi rritjen më të ulët të numrit të viktimave në disa javë, ndërsa Spanja njoftoi se vazhdon të zbutet ngjija e kurbës së infeksioneve të reja dhe vdekjeve.

Në Shtetet e Bashkuara, shtetet e Oregonit dhe Uashingtonit në zonën perëndimore thane se do të dërgojnë aspiratorë në zona të tjera të vendit, si në Nju Jork ku ka nevoja akute.

Rreth 1 e treta e mbi 9600 viktimave nga COVID-19 janë në qytetin e Nju Jorkut, ku janë ngritur spitale fushore nga ushtria për të zbutur presionin mbi sistemin spitalor të qytetit.

Epidemia po shfaq zona të reja shqetësuese si në Pensilvani, Kolorado dhe në kryeqytetin e vendit, Uashington ku numërohen mbi 1000 raste.

Koreja e Jugut, një nga vendet e para të prekura nga epidemia njoftoi të hënën vetëm 47 raste të reja me COVID-19, por zëvendës ministri i shëndetësisë paralajmëroi se masat dhe kujdesi duhet të vazhdojnë, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar “një shpërthim” të infeksionit.

Japonia ka regjistruar deri tani 3600 raste, por po shtohet shqetësimi për disa pjesë të vendit, përfshirë Tokion, ku shifrat po shtohen me shpejtësi.

Ka edhe vende që shprehin optimizëm. Zyrtarët në Austri njoftuan të hënën se po peshojnë mundësinë e heqjes së pjesshme të masave të izolimit social dhe të lejojnë hapjen e dyqaneve të vogla javën e ardhshme dhe hapjen e përgjithshme të aktivitetit më 1 maj. Austria ka konfirmuar një total prej 12 mijë rastesh.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara kanë dhënë alarmin për efekte shqetësuese anësore të masave të ndalim-qarkullimit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po u bën thirrje qeverive të mbrojnë gratë, pasi është vërejtur një rritje alarmuese e dhunës në familje në këtë periudhë./voa/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

9 September, 2025
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

9 September, 2025
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

9 September, 2025
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result