Franca, rritet numri i viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bilanci tragjik vazhdon të thellohet nga virusi vdekjeprurës Covid-19, i cili ka marrë jetën e 73,608 personave dhe ka infektuar plot 1,323,641 persona në mbarë botën.

Franca shënon numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orët e fundit në të gjithë botën.

Raportohen 833 viktima në 24 orë duke e çuar totalin e përgjithshëm në 8.911 viktima, shifra këto mjaft të frikshme dhe tragjike.

Numërohen 5,171 raste të reja të konfirmuara me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në 98.010 persona me Covid-19.

Për fat të mirë Franca numëron 17.250 persona të cilët ja kanë “hedhur” koronavirusit dhe tashmë janë të shëruar e të rikthyer në shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër lajm jo i mirë është ai i personave në gjendje kritike për jetën, 7.072 qytetarë ndodhen nën kujdes intensiv.

Share This Article