Është shumë herët të konsiderohet një strategji për të dalë nga bllokada e koronavirusit, tha sot sekretari i Jashtëm, britanik, Dominic Raab.
Raab theksoi se masat e tanishme ishin janë duke dhënë efektin, por zhvendosja e përqendrimit mund të nënkuptojë “ne nuk do të arrijmë kulmin aq shpejt sa duhet”, raporton BBC.
Ai shtoi se kryeministri Boris Johnson mbeti në krye të qeverisë nga spitali, ku si e kaloi natën duke marrë trajtim për simptomat e koronavirusit.
Kurse, numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi ka arritur në 5.373.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social raportoi 51.608 raste të konfirmuara.
I pyetur gjatë konferencës së përditshme të qeverisë, kur mund të hiqen masat aktuale të distancimit shoqëror, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, Prof Chris Whitty tha që së pari duhet të përcaktojë se kur do të vijë maja e epidemisë.
“Gjëja kryesore është të arrijmë në pikën ku jemi të sigurt se kemi arritur kulmin, dhe se kjo tani është përtej pikut”, tha ai.
“Në atë pikë, unë mendoj se do të jetë e mundur të kemi një diskutim serioz për të gjitha gjërat që duhet të bëjmë, hap pas hapi, për të kaluar në fazën tjetër të administrimit të kësaj”, tha ai, transmeton Albuk Tv.