Përkeqësohet shëndeti i kryeministrit Johnson, dërgohet në Dhomën Intensive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjendja shëndetësore e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është përkeqësuar dhjetë ditë pasi ka dalë pozitiv me virusin Covid-19. Johnson është pranuar në spital të dielën pasi po vuante ende nga simptomat, ndërsa sot bëhet e ditur se ai është dërguar në dhomë intensive.

“Që nga e diela në mbrëmje,  kryeministri ka qenë në përkujdesjen e mjekëve në Spitalin e Shën Tomasit në Londër, pasi ishte pranuar për shkak të simptomave të vazhdueshme të koronavirusit”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të kryeministrisë.

“Gjatë kësaj pasdite, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar, dhe me këshillën e ekipit të tij mjeksëor, ai është dërguar në Dhomën Intensive në spital”, thuhet tutje.  

“Kryeministri ka kërkuar që Sekretari i Punëve të Jashtme, Dominic Rabb, që është edhe Sekretari i Parë i Shtetit, që të zëvendësojë atë kur është nevoja. Kryeministri po merr përkujdesje të mrekullueshme, dhe falënderon të gjithë stafin e NHS-së për punën e tyre të palodhshme”, shtoi ai. 

Share This Article