Flaka Olimpike do të ndalojë të ekspozohet për publikun në Fukushima, njoftoi komiteti organizativ i Lojërave Olimpike të Tokios, pas njoftimit nga qeveria japoneze për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në shtatë rajone.
Flaka e Lojërave Olimpike -2020, parashikuar fillimisht këtë verë në Tokio dhe shtyrë me një vit për shkak të situates së krizës botërore të shkaktuar nga COVID-19, ishte shfaqur që prej javës së kaluar në Fukushima, në verilindje të Honshusë, ishulli kryesor i arkipelagut. Një vend shumë simbolik, nëntë vjet pas tërmetit, cunamit dhe katastrofës bërthamore në mars 2011.
“Fillimisht, ne dëshironim ta ruanim ekspozimin publik të flakës deri në fund të prillit. Por, përballë zhvillimeve të fundit, ne kemi vendosur ta shuajmë”, theksoi zëdhënësi i Komitetit Organizues të Lojërave Olimpike në Tokio.