Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se janë konfirmuar 5 vdekje të reja nga COVID-19, gjë që e çon numrin e viktimave në 26, dhe janë regjistruar 29 raste të reja infektimi, duke e çuar numrin e të diagnostifikuarve në 599.
“Në Klinikën për Sëmundjet Infektive në Shkup ndërruan jetën 4 pacientë të prekur nga koronavirusi: një pacient nga Kumanova (52 vjeç), një paciente nga Labunishti-Strugë (65 vjeç), një paciente nga Çellopeku-Tetovë (62 vjeç) dhe një paciente e Shtipit (81 vjeç). Në Kumanovë ka ndërruar jetë në shtëpi një pacient i konfirmuar me koronavirus në moshën 53-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Rastet e reja me COVID-19 janë regjistruar në qytetet e Shkupit (15), Kumanovës (7), Prilep( 1) , Strugë (3) dhe Koçan (3).
Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 386 teste dhe numri i përgjithshëm i testimeve për COVID-19 ka arritur në 4 879.