Ministri jep dorëheqje pasi theu karantinën: Shkova në plazh, jam idiot

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re, David Clark ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi theu karantianën.

Ai e quajti veten idiot, ndërsa pranoi publikisht se kishte shkuar në plazh me familjen, duke u larguar rreth 20 kilometra larg shtëpisë së tij.

Dorëheqja e Clark nuk është pranuar nga kryeministrja Jacinda Ardern, e cila ka thënë se kjo nuk është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen sepse ekipi qeveritar duhet të qëndrojë i bashkuar në krizën e COVID-19, raporton BBC.

Ministri Clarke ishte fotografuar edhe më parë duke ecur me biçikletë, por herën e fundit ai e ka quajtur veten një idiot për veprimin që bëri.

“Në një kohë kur ne po kërkojmë nga banorët e Zelandës së Re që të bëjnë sakrifica historike, unë e braktisa ekipin. Jam një idiot dhe e kuptoj pse njerëzit do të zemërohen me mua. Si ministër i shëndetësisë, është përgjegjësia ime që jo vetëm t’i ndjek rregullat, por të jap një shembull për Zelandën e Re. Unë i kërkova falje kryeministres dhe dhashë dorëheqjen”, tha Clark.

Share This Article