Johnson në gjendje të qëndrueshme shëndetësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson është në kushte të qëndrueshme, ka kaluar një natë të qetë, nuk i është nënshtruar ventilimit mekanik, nuk duket se ka zhvilluar pneumoni dhe madje është i superfrymëzuar, tha qeveria britanike.

Deklarata e fundit e Downing Street ishte një lehtësim për shumë britanikë.

Por, e vërteta është se në Britaninë e Madhe situata nga Covid-19 nuk është një kohë lehtësimi për këdo.

Për nga natyra e tij kryeministri britanik Boris Johnson është entuziast, përcjell pozitivitet dhe është padyshim politikani britanik i aftë të nxisë optimizëm mes njerëzve më shumë se çdo politikan tjetër.

Një figurë e vështirë për t’u zëvendësuar në dramën aktuale, thirrjet për shërimin e tij vijnë nga të gjitha anët: nga njerëzit e thjeshtë deri te mbretëresha, nga udhëheqësit aleatë deri te rivalët.

Share This Article