ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit 3 hours ago
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh 3 hours ago
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit 4 hours ago
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007 4 hours ago
Arben Ahmetaj, padi në Strasburg ndaj vendimit të GJKKO-së 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

BE ende pa marrëveshje për dalje nga kriza

albnews by albnews
8 April, 2020
in Bota
0
BE ende pa marrëveshje për dalje nga kriza
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë përgjigje të përbashkët ndaj krizës Corona. Bisedimet e ministrave të Financave të vendeve të BE përfunduan pa ndonjë kumtesë të përbashkët.


RelatedPosts

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Vajza e Putinit qëndron pas fushatës për të rrëzuar ministrin e jashtëm Sergei Lavrov – zbulohet qëllimi i saj

Studimi: Terapia gjenetike mund të ulë përgjithmonë kolesterolin e lartë

As pas negociatave të gjata mes ministrave të Financave të vendeve anëtare të BE, me video/konferencë, nuk u arrit ndonjë marrëveshje për të ndihmuar vendet ekonomisht më të dobëta në kohën e krizës Corona. Negociatat do të vazhdojnë, u tha të mërkurën në mëngjes. “Deri tani nuk ka kurfarë marrëveshjeje”. Bisedimet janë ndërprerë natën e kaluar pa harmonizimin e ndonjë dokumenti të përbashkët dhe pa kumtesë me të cilën jepen shpresa për ndonjë marrëveshje të mundshme.

Më së shumti probleme të martën në mbrëmje ka pasur për shkak të kërkesës së Italisë për bono të përbashkëta Corona. Ndërkohë që mosmarrëveshje ka pasur edhe për shkak të kushteve për përdorimin eventual të mjeteve nga ombrella financiare e fondit për shpërtimin e Euros ESM. Deri tani nuk është e qartë nëse në këtë drejtim ka pasur ndonjë përparim. Shefi i Eurogrupit Mario Centeno e ka shtyrë konferencën me gazetarë. Pritet që sot (08.04)t’u drejtohet gazetarëve.

EU-Finanzministertreffen per Videoschalte (picture-alliance/ANP/B. Maat)

Vendet e BE po kërkojnë një përgjigje të përbashkët për dalje nga kriza e rëndë ekonomike, si pasojë e virusit Covid-19. Deri tani vendet anëtare të BE kanë aprovuar programe ndihmash në vlerë prej biliona eurosh, ndërkohë që pritet që edhe BE të ndihmojë ekonominë e këtyre vendeve. Paratë do të sigurohen nga buxheti i BE si dhe Banka Qendrore Evropiane, e cila ka nisur një program gjigand në këtë drejtim. Por vendet e BE ende nuk kanë arritur marrëveshje për mënyrën e përdorimit të parave dhe për programet që duhen realizuar.

Instrumentet

Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz ka kërkuar nga homologët e tij që të merren tri lloj instrumentesh për solidaritet: Linjat kreditore parandaluese të programit ESM për vendet e prekura shumë, si Italia. Krijimi i një fondi garantues për kreditë e sipërmarrjeve nga Banka Evropiane e Investimeve si dhe programi i propozuar nga Komisioni Evropian  për punë me orar të shkurtuar me emrin “Sure”. Shefi i Eurogrupit Mario Centeno tha se ky rrjet garantues përfshinë rreth 500 miliardë euro.

Grindje ka pasur rreth kërkesave që BE të përgjithësojë borxhet, përmes të ashqutuajturave Corona- apo Recovery Bonds. Franca, Italia, Spanjë dhe disa vende të tjera kanë kërkuar që të merren parasysh edhe këto mundësi për kohën pas pandemisë. Gjermania, Holanda dhe disa vende të tjera ishin kundër. Kjo do të jetë një prej temave më të nxehta edhe në ditën e dytë të bisedimeve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

10 November, 2025
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

10 November, 2025
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

10 November, 2025
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result