Kandidati demokrat Bernie Sanders, ka pezulluar fushatën zgjedhore për garën e Shtëpisë së Bardhë.
Në një shënim, thuhet se senatori së shpejti do të lëshojë një deklaratë. Lamtumira e Sanders me fushatën zgjedhore në fakt është përparimi për nominimin presidencial e kandidatit Joe Biden i cili në sondazhet e 3 nëntorit do të sfidojë presidentin aktual Donald Trump.
Kështu përfundon aventura e dytë e Senatorit Demokratik Socialist, i cili tashmë në vitin 2016 kishte provuar të pushtonte Shtëpinë e Bardhë, por, megjithë një fushatë zgjedhore emocionuese, ai u detyrua t’i jepte vendin Hillary Clinton.