Vetëm katër ndeshje janë luajtur në mes dy publikimeve të ranglistës së FIFA-s për përfaqësueset më të suksesshme të futbollit.
Kjo ka bërë që ranglista e publikuar të enjten të mbetet thuajse e njëjtë. Për shkak të pandemisë së koronavirusit janë anuluar apo shtyrë të gjitha ndeshjet e përfaqësueseve, me përjashtim të katër miqësoreve që janë luajtur pa u rënduar gjendja.
Kosova ka mbetur në pozitën e 115-të me 1174 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e 66-ta me 1356 pikë. Ranglista e kaluar ishte publikuar më 20 shkurt. Në pozitën e parë mbetet Belgjika, e përcjellë nga Franca dhe Anglia.