Një zëdhënës i Downing Street njoftoi se kryeministri Boris Johnson është zhvendosur jashtë kujdesit intensiv të spitalit “St. Thomas”, ku ishte shtruar që nga mbrëmja e së hënës.
“Kryeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv përsëri në pavijon, ku do të monitorohet nga afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij”, tha zëdhënësi.
“Ai është në humor shumë të mirë”, shtoi ai.