Kyeministri Edi Rama është në një lidhje Live në Top Channel ku po u përgjigjet disa pyetjeve në lidhje me situatën e fundit në vend masat dhe çfarë do të bëhet në ditët në vazhdim.
Ai u pyet nga Eni Vasili nëse ka një datë fikse se kur do të fillojë hapja e masave, lirimi i masave.
“Hapja nuk do të jetë si një ditë çlirimi. Do të jetë një hapje graduale pjesë pjesë dhe do të bashkëjetojmë më armikun.
Do të bashkëjetojmë çdo ditë me armikun, do ta dimë çdo ditë që mund të prekemi nga armiku.
Kjo mund të zgjas deri në 2,3,5 deri në 10 muaj, disa thonë që mund të zgjasë deri në 3 vjet”, tha Rama.
Ai u pyet se sa parashikohet të bjerë ekonomia shqiptare dhe u shpreh se nuk i përlqen të bëjë parashikime, por se do të kemi goditje shumë të fortë dhe do ta kalojmë më lehtë se shumë të tjerë.
“Unë nuk bëj parashikime, përpiqem me të gjitha forcat që sa herë të më shfaqet mundësia bëj shah, ky është një shah shumë i vështirë pasi kam një kundërshtar që nuk e shoh.
Nëse gjerat vazhdojnë kështu, unë do bëj çmos që do të vazhdojë kështu, ne do të dalim nga kjo luftë më të fortë dhe shumë më mirë se të tjerë që janë më të mëdhenj.
Do kemi goditje shumë të fortë, por do ta kalojmë më lehtë se shumë të tjerë”, tha Rama.