Në një intervistë për gazetën gjeramane Bild, kryeministri italian Guissepe Conte theksoi se nëse nuk shfrytëzohen burimet finaciare të BE-së, shumë shpejt mund të ketë një dështim shumë të madh.
Italia po përballet me goditjen e madhe që i ka ardhur nga koronavirusi, dhe ky shtet ndjehet i tradhtuar nga Bashkimi Evropian se nuk po i del në ndihmë.
“BE-ja duhet të veprojë në mënyrë sa më të shpejt dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga virusi. Bashkimi Evropian duhet të ngrihet përballë sfidës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Durimi me Europën ka vdekur. Nëse ndihma nuk ofrohet në kohë, Italia do të duhet të heqë dorë nga ëndrra evropiane dhe do të veprojë e vetme, duke aplikuar burimet e mbetura të saj”, ka thënë Conte.
Italia është shteti evropian që është goditur më së rëndi nga Covid-19.




