Lojtarët e West Hamit pranojnë uljen e pagave për të ndihmuar klubin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

West Hami është skuadra e dytë në Premierligë, që ka ulur pagat lojtarëve pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi londinez, ku ka njoftuar se trajneri David Moyes, së bashku me lojtarët kanë pranuar t’i ulin pagat, transmeton KOHA.

Në këtë kohë krize, “Çekanët” kanë ulur pagat në 30 për qind për të ndihmuar klubin.

Përveç West Hamit, ditë më parë edhe Southamptoni kishte arritur marrëveshje për uljen e pagave.

Por, një gjë të tillë nuk kanë pranuar ende ta bëjnë klubet e tjera që janë në negociata të vazhdueshme me lojtarët.

Share This Article