ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente 3 hours ago
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës 3 hours ago
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë 4 hours ago
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit 7 hours ago
Njoftohen sanksione për Izraelin, Presidentja e KE jep alarmin: Po nis beteja për rendin botëror 7 hours ago
Next
Prev
Home UK

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Xherdan Shaqirit

albnews by albnews
11 April, 2020
in UK
0
Shaqiri në mesin e pak lojtarëve që lejohen të vizitojnë qendrën stërvitore të Liverpoolit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga futbolli i rrugës si fëmijë në Zvicër, te dy titujt e botës për klube. Rrugëtimi i Xherdan Shaqirit në futboll ka qenë i jashtëzakonshëm, ka shkruar të shtunën sajti zyrtar i Liverpoolit.

Më herët këtë vit, para se Premier League të pezullohej për shkak të pandemisë së koronavirusit, sulmuesi i krahut ka folur gjatë për “Liverpoolfc.com”. Ka treguar për përvojën e tij në Anfield, sukseset me Liverpoolin dhe shumë gjëra tjera.

Shaqiri ishte në përbërjen bazë në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Championsit, edicionin e kaluar. Liverpooli shënoi fitore të madhe, 4:0, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë (3:0). Liverpooli kaloi në finale dhe më pas fitoi Ligën e Kampionëve.

RelatedPosts

Princ Harry dhe Mbreti Charles III takohen pas më shumë se një viti! Çfarë ndodhi në këtë takim privat?

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

“Ishte një kthim i pabesueshëm. Askush nuk ka menduar se mund të kthehemi. Të jem i sinqertë ne gjithnjë kemi besuar. Pasi jemi kthyer në zhveshtore pas pjesës së parë kemi thënë ‘ok, të përfundojmë mirë këtë’, pasi rezultat ishte vetëm 1:0. Të jem i sinqertë unë asnjëherë nuk kam menduar se do të fitojmë ndeshjen 4:0. Por pasi shënuam golin e dytë nisëm të besojmë. Ishte momenti i duhur. Kam menduar se nëse luajmë 20 minuta më shumë ne do të shënojmë edhe dy gola tjerë. Ishte thjeshtë mahnitëse. Tifozët na kanë ndihmuar shumë. Ishte një kthim i pabesueshëm që nuk do të harrohet asnjëherë”, ka thënë Shaqiri, përcjell Koha.net.

Shaqiri kishte dhënë krosimin për njërin gol të Georginio Wijnaldumit.

“Nartyrisht unë kam kualitetin e krosimeve dhe krosimeve të mira. Për të bërë asistime po ashtu. Ishte gol i bukur dhe qartë një gol shumë i rëndësishëm”, ka kujtuar reprezentuesi i Zvicrës.

Për vitin e kaluar, Shaqiri ka thënë se ishte i pabesushëm për Liverpoolin. Ai ka thënë se ishte mëkat që Liverpooli nuk fitoi Premier Leaguen, por triumfi në Ligën e Kampionëve ishte mahnitës për klubin e madh anglez. Ai e ka fituar Championsin edhe me Bayernin.

“Ju nuk harroni asnjëherë ndjenja si këto, këta trofe që i fiton me skuadrën. Tifozët tanë pas një kohe të gjatë kanë mundur të festojnë diçka vërtetë të madhe. Ishte e shkëlqyeshme. Potenciali i këtij ekipi është shumë i madh, ne mund të prekim majat. Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të jemi njëkohësisht në nivelin më të lartë për të qenë shumë, shumë të suksesshëm”.

28-vjeçari dy herë e ka fituar edhe Botërorin e klubeve, me Bayernin dhe Liverpoolin.

Shaqiri ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar se do të ketë karrierë si kjo që e ka.

“Ndonjëherë i them familjes sime: ‘Shikoni ku kam luajtur, shikoni sa trofetë i kam fituar’. Është thjeshtë e pabesueshme. Ju nuk mund të keni këtë çdo ditë. Jo çdo kush mund të thotë se ka fituar Championsin dy herë, me dy klube, se ka fituar dy tituj të botës, shumë tituj me Bayernin në Gjermani dhe në Zvicër me Baselin. Është e mahnitshme, është si ëndërr se si jetoj çdo ditë. Unë e shijoj këtë. Unë dua të qëndrojë në tokë dhe të shijoj këtë së bashku me familjen dhe njerëzit përreth që janë shumë krenarë me atë që kam arritur deri më tani. Unë dua që përvojën time ta vë në shërbim të klubit. Kjo mund të jetë vetëm pozitive”, ka thënë Shaqiri.

Shaqiri ka mësuar lëvizjet e futbollit në rrugët e Zvicrës, ku jetoi prej kur ishte katërvjeçar. Më së shumti ka luajtur në një park pesë minuta larg shtëpisë së tij.

Shaqiri ka treguar për ditët e tij në rrugë, duke luajtur futboll.

“Çdo gjë mund të ndodhë në rrugë, ndonjëherë njerëzit mund të përleshen para syve tuaj. Ishte vështirë të luaja pasi isha shumë i ri dhe jo më i madhi dhe më i gjati. Gjithnjë kam qenë sfidues ndaj të gjithëve dhe kjo më ka ndihmuar të rritem dhe të jem garues ndaj më të mëdhenjve dhe më të gjatëve. Kam mësuar shumë në rrugë, të sfidoj, të jem i suksesshëm, të fitoj ndeshjet. Çdo gjë ka nisur atje. Kështu që më ka ndihmuar shumë”, vlerëson ylli shqiptar i futbollit.

Ai thotë se ata që luajnë në rrugë janë më të shkathët dhe thotë se edhe vet atë ndoshta e ka ndihmuar loja në rrugë. Ai është i lumtur që ka kaluar fëmijërinë kur futbolli është luajtur në rrugë e jo në lojëra me telefon apo në kompjuter.

“Kam mësuar shumë. E di si është të mos kesh jetë shumë të mirë si tani, kështu që më ndihmon shumë”.

Shaqiri ka treguar se idhull i tij është Ronaldo brazilian. Ka treguar se ka prerë flokët si Ronaldo në vitin 2002 dhe se të gjithë në shkollë ishin të befasuar me stilin e tij të flokëve. Shaqiri e ka dashur Ronaldon e Brazilit dhe vazhdon ta dojë. Madje ka qarë kur Brazili me Ronaldon nuk fitoi Botërorin e vitit 1998.

Falë karrierës në futboll, Shaqiri respektohet në çdo vend ku paraqitet.

“Ndiej respekt në gjithë botën. Njerëzit e dinë çka kam arritur, është goxha shumë mendoj. Në çdo vend që shkoj më njohin si lojtar, janë të njoftuar se kam luajtur në ekipe të ndryshme dhe se kam fituar trofe. Më pëlqen që njerëzit vlerësojnë të arriturat dhe kanë respekt. Ndoshta ndonjëherë respekti është i tepruar, por është gjë e shkëlqyeshme. Do të thotë shumë për mua që më respektojnë si njeri së pari e po ashtu si lojtar”, ka thënë Shaqiri në intervistën e gjatë.

Ai ka treguar se Liverpooli ka tifozë në çdo vend, edhe në Zvicër dhe Shqipëri e Kosovë po ashtu.

Shaqiri ka thënë se te Liveprooli kalon mirë me të gjithë. Pak më i afërt është me ata që flasin gjermanisht. Ka treguar se e ndihmon Minaminon të ambientohet. Ka thënë se te Liverpooli janë si familje e vogël dhe se kjo është shumë e rëndësishme.

Shaqiri tani synon të fitojë titullin e Premier Leagues me Liverpoolin. Liverpooli në fakt është shumë afër për të arritur këtë. Sikur mos të ndërpritej kampionati, kjo do të kishte përfunduar tashmë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

SHBA partnere e SPAK/ Pasuesi i Dumanit, Vanhorn: Përzgjedhja të jetë transparente

10 September, 2025
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

10 September, 2025
Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

Përmbyset barka në kanalin e La Manshit, 4 viktima, dy prej tyre janë fëmijë

10 September, 2025
Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result