ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 2 hours ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 2 hours ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 2 hours ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 2 hours ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Shqiprim Berisha udhëheq revolucionin në klubin më të suksesshëm zviceran

albnews by albnews
12 April, 2020
in Show - Biz
0
Shqiprim Berisha udhëheq revolucionin në klubin më të suksesshëm zviceran
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prej themelimit në vitin 1886, klubi i futbollit Grasshoppers, vazhdimisht është udhëhequr nga afaristë të Zuerichut.

Nuk është menduar asnjëherë që në krye të Grasshoppersit të Zuerichut të vijnë drejtues nga një qytet tjetër i Zvicrës. Që klubi të bëhet me pronarë jo-zviceranë as që është përmendur si mundësi.

Por prej të enjtes klubi me më së shumti tituj të Zvicrës ka pronarë kinezë. Kinezja me pasuri prej rreth shtatë miliardë euro, Jenny Wang është pronare e re e klubit.

RelatedPosts

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin/ FOTO

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Është Shqiprim Berisha që ka ndërmjetësuar, përkatësisht që ka bërë të mundur, ardhjen e pronarëve kinezë në klubin më tradicional në Zvicër. Dhe tani Berisha do të udhëheq revolucionin që pritet të ndodhë në Grashoppers, raporton Koha.net.

Berisha së bashku me Samuel Haasin kanë punuar për një vit e gjysmë për të bërë të mundur kalimin e klubit në pronësi të Wangut. Berisha 38-vjeçar, tani do të ketë detyrë të menaxhojë klubin dhe të kthejë atë në rrugën e sukseseve. Berisha po të enjten është zgjedhur drejtor menaxhues i klubit.

Në një intervistë për Koha.net, Berisha ka treguar gjithë procesin e kalimit të Grasshoppersit në pronësi të kinezëve. Ai ka folur edhe për lidhjet me menaxherin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes dhe për të kaluarën e tij si futbollist.

Berisha ka 15 vjet që punon si konsulent i klubeve dhe i futbollistëve.

“Ka 15 vjet që jam i lidhur me Grasshoppersin. Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me ish-pronarët dhe me njerëz të afërt me klubin. Sidomos në pesë vjetët e fundit kam qenë shumë i angazhuar për klubin. Jam angazhuar si sportdashës, si dashamirë i klubit. Me të gjithë drejtuesit e klubit, që janë afaristë dhe emra shumë të respektuar në Zuerich dhe në Zvicër, kam miqësi dhe raporte shumë të mira. Pa ndonjë mandat të klubit, me qëllimin më të mirë dhe me besimin e drejtuesve, së bashku me Samuel Haasin kemi filluar angazhimin për të gjetur investitor potencial shumëvjeçar për klubin. Haas ka qenë futbollist i Grasshoppersit dhe është bashkëpunëtor i imi, tani edhe sekretar i përgjithshëm i klubit”, ka treguar Berisha.

Image

Ai ka treguar se Grasshoppersin vazhdimisht e kanë drejtuar njerëz të klubit të afaristëve të Zuerichut. Ata vazhdimisht kanë qenë të angazhuar për të mbrojtur markën e njohur të Grasshoppersit. Po ashtu gjithnjë prioritet ka qenë të përkrahen degët tjera sportive që funksionojnë në kuadër të klubit. Kjo sipas Berishës e ka bërë komplekse kalimin e klubit te pronarë tjerë, aq më tepër te pronarë të huaj.h

“Pasi prej vitesh bashkëpunojmë me Mendesin, menaxherin e Ronaldos, përmes tij kemi rënë në kontakt me shumë investitorë potencial nga Azia. Ndër të tjera kemi diskutuar edhe me Jenny Wang, që është shumë e pasur. Ajo ka simpati për regjionin e Zuerichut. Pas shumë analizave, ajo pranoi të bëhet pronare e klubit. I gjithë procesi ka zgjatur rreth një vit e gjysmë”.

Gjatë procesit, pronarja Wang është bindur me aftësitë menaxhuese të kosovarit dhe i ka bërë ofertë që të menaxhojë klubin. Berisha natyrisht ka pranuar, duke e vlerësuar detyrën si shumë privilegj.

Shqiprim Berisha ka qenë futbollist në moshë të re. Ka luajtur për Luzernin dhe Concordia Baselin. Por e ka ndërprerë karrierën herët.

“I vetëdijshëm për peshën e klubit në futbollin zviceran, ka qenë një ëndërr e madhe që të marr drejtimin e tij. Dhe natyrisht se kam pranuar menjëherë”, thotë ai.

Berisha ka lindur në Gjakovë ndërsa menjëherë pas lindjes është zhvendosur në Zvicër së bashku me familjen. Pasi ka ndërprerë karrierën si futbollist, ka punuar në Basel në disa kompani shumë të suksesshme farmaceutike.

Gradualisht ka krijuar lidhje me afaristë të mëdhenj ndërsa nga futbolli nuk është ndarë asnjëherë. Ka nisur të punoj si trajner i kategorive të reja e më pas është futur në biznesin e futbollit, si konsulent i kryetarëve të klubeve dhe i futbollistëve. Ka punuar ndër të tjera me Pajtim Kasamin, Admir Mehmedin, por ka raporte të mira edhe me Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.

“Që një shqiptar, me emër shqiptarë, të udhëheq klubin me historinë më të pasur në Zvicër, po vlerësohet një mrekulli e vogël për shumë njerëz. Po vlerësohet gjë e madhe nga njerëz që janë jashtë futbollit”, thotë Shqiprim Berisha.

Plani i tij dhe i pronarëve kinez është afatgjatë. Berisha thotë se telashet financiare të Grasshoppersit i takojnë së kaluarës. Synim primar është që klubi të kthehet në elitën zvicerane, të stabilizohet aty dhe të nis “gjahun” drejt titujve tjerë. Grasshoppersi ka plot 27 tituj të kamionit.

“Kjo që kemi bërë dhe po bëjmë te Grasshoppesi definitivisht është revolucion. Pronarë të klubit gjithnjë kanë qenë njerëz të biznesit nga Zuerichu. Gjithmonë klubin e ka drejtuar komuniteti i biznesit të Zuerichut”, tregon Berisha.

Ai është larguar herët nga fusha e blertë për shkak të lëndimeve dhe mungesës së fatit. Nuk e ka pasur motivin e duhur për të vazhduar tutje. Por futbollit nuk i është larguar dhe tani po bënë emër si drejtues sportiv. Me paratë e kinezëve dhe menaxhimin e Berishës, Grasshoppersi shpejtë pritet të jetë sërish prej klubeve kryesore në Zvicër.

Kështu komuniteti shqiptarë në Zvicër nuk po jep më vetëm futbollistë të zotë, por edhe drejtues të zotë.

Image
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result