ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 2 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 2 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 3 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 8 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Qeveria shqiptare vijon financimin në fushën e perimtarisë

albnews by albnews
10 March, 2019
in Albania
0
Qeveria shqiptare vijon financimin në fushën e perimtarisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria e mbylli vitin e shkuar me një bilanc pozitiv dhe shumë inkurajues të eksporteve të produkteve bujqësore dhe ka arritur sot të jetë dominuese në rajon dhe një nga 20 vendet eksportuese kryesore të domates në botë.

Ndaj edhe investimi në sera, sidomos në Qarkun e Fierit, është gjithnjë një zgjedhje e zgjuar për fermerët, pasi edhe fitimi është i garantuar. Skema kombëtare e mbështetjes ka nxitur sipërmarrës të rinj t’i drejtohen këtij aktiviteti. Një prej tyre është Ferdinandi, i cili ka përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes 50% të investimit për serën e tij 1 hektarëshe me domate. Në serën e tij ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit dhe deputet i Qarkut Fier, Gramoz Ruçi dhe ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi.

RelatedPosts

Policia britanike kërkon ndihmë për të gjetur Blerimin e shpallur në kërkim, komentet e shqiptarëve ‘thyejnë’ rrjetin: Në Bathore City me do kusho… 

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

“Kjo ishte një ndihmë e madhe nga qeveria. Unë e kam për herë të parë këtë biznes. Investimi total i serës ishte 220 milionë lekë. 50% e investimit është financuar nga qeveria. Kjo ishte nxitja kryesore që e bëra dhe shikoj që ky lloj biznesi është me mjaft interes”, u shpreh Ferdinandi.

Sipas drejtores së Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca Fieri është qarku më i preferuar nga fermerët sa i takon ngritjes së serave.

“Qarku Fier nga skema kombëtare e vitit 2018 ka përfituar rreth 3.1 milionë euro mbështetje për fermerët. Në Fier kemi rreth 13 sera, nga 19 sera në total që ne kemi mbështetur”, u shpreh drejtorja e AZHBR-së, Frida Krifca.

“Sektori që ne duhet të mbështesim këtu janë serat, sepse vetëm eksporti këtë vit ka shkuar në rreth 250 mijë ton të të gjitha produkteve, ku domatja ka zënë peshën kryesore”, tha zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote.

Kryeministri u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë me financime fermerët e interesuar për të investuar sidomos në sera, në mënyrë që shifrat e eksportit të kapin një tjetër nivel. “Do vazhdojmë t’i financojmë shumë fuqishëm serat dhe të rrisim eksportin. Kapja e 250 mijë ton ishte e pamenduar para disa vitesh. Ne do shkojmë te 300 mijë patjetër si hap tjetër dhe pastaj më lart”, deklaroi Kryeministri Rama./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result