Sekretari i Ekonomisë Alok Sharma ka pranuar se “më shumë para duhet të jepen më shpejt” për bizneset që aplikojnë për kredi emergjente nga qeveria.
Ai tha se 4,200 kredi, me një vlerë totale prej 800 milion pound, janë dhënë për firmat që kërkuan para për të mbijetuar nga kriza e koronavirusit.
Sidoqoftë, kjo është vetëm 1.4% e 300,000 kërkesave që mendohet se janë bërë përmes skemës.
Në emisionin e Andrew Marr në BBC One, Z. Sharma tha që bankat po punonin “mbi ritmin” për të lëshuar kreditë, të cilat do të mbështeten nga qeveria. Punonjësit të punojnë gjatë fundjavës duke biseduar me klientët, duke u siguruar që të mund t’i përpunojnë kreditë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Por, ish-guvernatori i Bankës së Anglisë, Mervyn King, ka shprehur shqetësime se si disa biznese kanë marrë para përmes skemës.
Duke folur për Sophy Ridge në Sky News, z. King tha që mbijetesa e bizneseve gjatë krizës është thelbësore për një rikuperim të shpejtë ekonomik.
“Ekonomia do të rimëkëmbet shpejt vetëm nëse ne do t`i mbajmë bizneset që ekzistonin në fillim që të funskionojnë ende kur të epidemia të ketë mbaruar e të jemi në gjendje të marrim frenat”, tha ai. Më tej z. King tha se ishte gabim mbyllja e degëve të bankave, ato mund të funksiononin me distancim shoqëror – për t’iu përgjigjur kërkesave dhe pretendimeve të biznesit, në përpjekjet e tyre për të aplikuar për hua gjatë ndërprerjes së biznesit prej pandemisë.
Në fillim të këtij muaji, qeveria rregulloi skemën në përgjigje të pretendimeve se bankat po përfitonin nga kriza.
Pas kritikave nga firmat dhe deputetët, qeveria ndaloi bankat të kërkojnë nga pronarët e kompanive garancinë e kredive me kursimet ose pronat e tyre kur të merrnin hua deri në 250,000 £.
Nga ana tjetër, sekretari Sharma i tha BBC-së se ndryshimet në skemë do ta bëjnë atë më tërheqëse. Por ai tha që nuk ka dyshim se do të ketë pasoja ekonomike pas masave të bllokimit.
“Unë mendoj se është absolutisht thelbësore që ta vendosim mbështetjen tani në mënyrë që, kur të dalim në anën tjetër, biznesi të jetë në gjendje të fillojë shumë shpejt.” (BBC)