Lojërat Olimpike të këtij viti janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por nuk është opsion që ato të shtyhen edhe vitin e ardhshëm.
Lojërat Olimpike të kësaj vere janë shtyrë për verën e vitit 2021, ndërsa duhet të nisin më 23 korrik 2021. Por organizatorët e Lojërave të Tokios nuk kanë plan B nëse ngjarja duhet të shtyhet edhe vitin e ardhshëm.
Zëdhënësi i Lojërave Olimpike të Tokios, Masa Takaya, ka thënë se organizatorët po shikojnë para për t’u përgatitur për ngjarjen e vitit tjetër.
“Po punojmë drejtë synimit të ri. Nuk kemi plan B”, ka thënë Takaya të martën në një konferencë.
Covid – 19 është përhapur në gjithë botën dhe deri te fillimi i Lojërave Olimpike janë edhe 15 muaj. Por pandemia ka lënë njerëzit në shumicën e vendeve në shtëpi. Është e pamundur të vlerësohet se cila do të jetë gjendja muajin e ardhshëm e aq më pak në verë.
“E tëra që mund të them sot është se datat e reja për Lojërat Olimpike dhe Lojërat Paralimpike janë caktuar vetëm pak kohë më parë. Tokio 2020 dhe të gjitha palët e përfshira tani po ofrojnë më të mirën për të organizuar Lojërat vitin e ardhshëm”, ka thënë Takaya.
Është hera e parë që një edicion i Lojërave Olimpike është shtyrë. Tri edicione nuk janë mbajtur për shkak të luftërave botërore.