ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 4 hours ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 4 hours ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 4 hours ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 4 hours ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Njëherë ligat nacionale e më pas garat evropiane

albnews by albnews
14 April, 2020
in Show - Biz
0
Njëherë ligat nacionale e më pas garat evropiane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Anëtarja e Këshillit të FIFA-s, Evelina Christillin, ka lënë të kuptohet se plani është të shtyhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës deri atëherë kur të kompletohen ligat nacionale evropiane.

Ka një muaj që thuajse i gjithë sporti në Evropë është pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nuk është e qartë se kur do të vazhdojë edicioni 2019\2020.

RelatedPosts

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin/ FOTO

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Është raportuar që garat nacionale do të kompletohen së pari e më pas Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës. Me shumë mundësi do të luhet vetëm nga një ndeshje mes skuadrave, në terren neutral.

“Shëndeti dhe siguria vijnë në rend të parë”, ka thënë italiania Christillin për Radio Punto Nuovo.

“Pesë ligat e mëdha evropiane duan të përfundojnë kampanjën e tyre, por askush nuk planifikon të mos iu përmbahet qëndrimeve të qeverive dhe autoriteteve lokale”.

Disa klube në Itali kanë tentuar të vazhdojnë stërvitjet, por janë bllokuar nga dekretet qeveritare. Të paktën deri më 4 maj në Itali nuk do të vazhdojnë stërvitjet. Në Gjermani skuadrat kanë vazhduar me stërvitje javën e kaluar, por në grupe fare të vogla.

“Varet nga qeveria e secilit vend. Teorikisht është e mundur të vazhdohet me stërvitje kur të kalon koha e paraparë me dekrete, por nuk e di nëse do të jetë e mundshme që stërvitjet të vazhdojnë në gjithë Evropën në të njëjtën kohë. Do të ketë një video-konferencë më 22 prill me përfaqësuesit e 55 vendeve anëtare të UEFA-s dhe një ditë më pas do të takohet Komiteti Ekzekutiv. Do të informohemi për atë që do të diskutohet me vendet anëtare”, ka thënë Christillin.

Ka ide që Serie A të vazhdoj më 31 maj dhe të luhen ndeshje çdo tri ditë deri më 12 korrik. Më pas Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të mund të kompletoheshin deri në mes të gushtit.

“Është një plan, por prioritet është shëndeti. Më pas duhet të vazhdojnë edicioni dhe në fund të kompletojmë garat evropiane në gusht. Ka shumë vështirësi organizative, por presidenti Gianni Infantino ka konfirmuar se do të ketë ndihmë për klubet me probleme ekonomike”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result