ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 4 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 4 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 6 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 6 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 6 hours ago
Next
Prev
Home UK

Nëna e Rita Orës: Ju tregoj betejën me Covid-19 në Londër

albnews by albnews
14 April, 2020
in UK
0
Nëna e Rita Orës: Ju tregoj betejën me Covid-19 në Londër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Ajo është me të vërtetë super heroina ime”. Kështu është shprehur për median angleze këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, për nënën e saj mjeke. Doktoreshë Vera Ora në një intervistë ekskluzive online, me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tregon për punën e saj si mjeke në shërbim të pacientëve me Covid19, si ndjehen dy vajzat e saj Rita dhe Elena gjatë këtyre ditëve  për frikën e infektimit të saj.

Vera Ora tregon edhe pasionin më të ri të vajzës së saj, divës shqiptare të muzikës  Rita Ora.

RelatedPosts

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Princ Harry dhe Mbreti Charles III takohen pas më shumë se një viti! Çfarë ndodhi në këtë takim privat?

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Muhamed Veliu: Doktoreshë  Vera  ju punoni në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në Angli NHS a jeni në vijën e parë të betejës me Covid19?

Dr. Vera Ora: Po, unë punoj si psikiatrie në NHS që është shëndeti publik në Britaninë e Madhe prej shumë vitesh. Tani në kohën e pandemisë vijoj të punoj në të njëjtën punë me pacientët që janë të sëmurë me Covid19. Këtë vendim e kam pranuar si detyrë tashmë më të re të profesionit tim që të ndihmoj ekipin e emergjencës në spitalin ku unë punoj.

Muhamed Veliu: Për ju si mjeke bashke me kolegët tuaj  cilat  kanë  qenë vështirësia më e madhe këto ditë?

Dr. Vera Ora: Vështirësitë janë të ndryshme. Ndryshimet janë drastike në mënyrën se si jemi duke vepruar për momentin. Përballja me pacientët e sëmurë është një tjetër aspekt . Vështirësi kemi edhe me mungesën e PPE që janë mjetet mbrojtëse pasi puna është me rëndësi parandalimit të infektimit me këtë virus nga pacientët tek personeli shëndetësor. Unë personalisht këto ditë pas punës kam rrobat që i kam të dedikuara për përdorim jashtë.

Muhamed Veliu: Krahas të qenurit mjeke ju jeni edhe bashkëshorte dhe nënë e dy vajzave. Duke qenë në kontakt me pacientë përditë a ju shoqëron ndjenja e frikës nga infektimi?

Dr. Vera Ora: Në karrierën time nuk kam pasur një përballje në një situatë të tillë si kjo që po kalojmë sot. Personalisht ndjehem shumë keq që mund të jem potencialisht rrezik për  të afërmit e mi apo njerëzit rreth meje. Mundohem që fokusi im maksimal të jetë në parandalimin e duhur.

Muhamed Veliu: Po Rita dhe Elena çfarë ju thonë a janë të shqetësuara për ju?

Dr. Vera Ora: E gjithë familja shqetësohet për mua, vajzat sidomos. Por jemi të vetëdijshëm dhe unë mundohem sidomos ti përcjell edhe atyre edhe rregullat parandaluese të mirënjohura për të gjithë. Për këtë arsye kam kërkuar që vajzat të jenë të izoluara për momentin në mënyrë ta heq shqetësimin për to natyrisht. Më mungojnë por jeta dhe mbikëqyrja e shëndetit kanë një domethënie krejt tjetër tash për të gjithë.

Muhamed Veliu: Çfarë këshillash u keni dhënë si Ritës dhe Elenës këto kohë duke e ditur se të dyja ato janë vajza,  aktive dhe me impenjime të shumta profesionale?

Dr. Vera Ora: Kryesisht ti përmbahen udhëzimeve strikte për mos ta harruar për asnjë çast se duhet të zbatojnë rregullat për ta parandaluar infektimin. Edhe përse këto ditë artistët nuk munden të performojnë në publik ato aktivitet e shumta i mbajnë përmes rrjeteve sociale, që për fat të mirë për mua si nënë më konvenion mjaft dhe kjo nuk më shqetëson aq sa të mund të ishte ndryshe.

Muhamed Veliu: Rita ka pushtuar zemrat e miliona njerëzve në botë me muzikën e saj dhe pa diskutim, në Shqipëri dhe Kosovë ka fansa të panumërt. Jam i sigurt se ata janë kurioz të dinë si është Rita duke kaluar këto ditë?

Dr. Vera Ora: Ajo vijon aktivitetin e punës në profesionin e saj sidoqoftë me ndalesat në fuqi. Gjithashtu ka zbuluar talentin e ri, dëshiron të pikturojë. Për këtë e përgëzoj pasi është një mënyrë e mirë relaksimi dhe do ta kisha rekomanduar për të gjithë shikuesit e juaj gjithashtu.

Muhamed Veliu: Doktoreshë Vera dhe në fund të kësaj interviste cilat janë këshillat tuaja për të gjithë ata që kanë zgjedhur të informohen përmes Top Channel?

Dr. Vera Ora: Të qëndrojnë në shtëpi. Të gjithë ata që ndodhen në izolim kanë tashmë mundësi të realizojnë ndoshta ndonjë dëshirë apo ndonjë aktivitet apo hobi që më përpara nuk e kanë pasur të mundur ta bënin. Unë përgëzoj Shqipërinë dhe Kosovën që kanë marrë disa masa ndaluese të lëvizjes shumë më herët.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result