Një grua shtatzënë ka dal pozitive me koronavirus në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua shtatzënë ka rezultuar pozitive me koronavirus në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta se një grua shtatzënë është shtrirë në njësinë intensive në Klinikën Infektive e konfirmuar pozitive me koronavirus Covid-19

Gruaja e lindur në vitin 1980 në javën e 28-të të shtatzënisë, është testuar dy herë. Ajo në testin e parë ka rezultuar negative, ndërkaq nga strishoja e dytë është konfirmuar pozitive.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Klinikës Infektive Dr. Lindita Ajazi-Berisha.

“Ekipa kujdestare me informoi që është transferuar në Klinikën Infektive”, ka thënë shkurt Ajazi-Berisha.

Share This Article