ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 4 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 4 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  4 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  4 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha akuza Ramës: S’mund të mbahet Shqipëria mbyllur në shtëpia pa asnjë plan

albnews by albnews
16 April, 2020
in Albania
0
Basha: 4 policë në Has janë infektuar me koronavirus
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka risjellë sërish në vëmendje nevojën për të rritur numrin e testimeve për rastet e dyshuara me koronavirus në Shqipëri.

Në një konferencë virtuale me gazetarët, Basha deklaroi se qeveria s’mund të vijojë t’i mbajë mbyllur në shtëpi shqiptarët pa asnjë plan për të nesërmen. Basha shtoi se qeveria duhet të testojë rregullisht stafet mjekësore dhe punonjësit e policisë, por edhe ata punonjës të administratës e persona që janë në shërbim të tregtisë në këto kohë të koronavirusit. Sipas Bashës qeveria po shpall masa sporadike dhe në realitet nuk ka një plan të qartë, qoftë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, e qoftë për planin ekonomik.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

Deklarata e Bashës: 

Dua të bëj një paraqitje të disa çështjeve kryesore që kanë qenë në qendër të vëmendjes së qytetarëve edhe të opozitës. Të dhënat e fundit tregojnë një zgjerim të hartës së të infektuarve, ne Kukes dhe Mallakaster.

Sot kemi 6 anëtarë të personelit mjekësor të infektuar. Kjo sjell vëmendje të rritjes së testimit. Duke nisur me testimin e stafeve mjekësore dhe me punonjësit e vijës së parë, të policisë, të Forcave të Armatosura, të administratës, furnitorët, njerëz që punojnë në shërbim të tregtisë. Testim dhe prekja e situatës në thellësinë e saj do të na japë shifra të sakta dhe përhapjen e vërtetë të infeksionit. Në besimin tonë, testimi nuk po bëhet në masën e duhur.

Kërkesës tonë për testimin i janë bashkangjitur edhe zëra të ekspertëve kombëtarë, dhe zëra të maxhorancës, ndaj përsëris sot, që të ndryshohet strategjia për testimin. Nëse ne prekim sipërfaqen e problemin, majën e ajsbergut, do ta kemi të vështirë që të drejtojmë vendin drejt hapjes, që t’i japim fund qëndrimit në shtëpi dhe mbylljes në ekonomi. Është e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan.

Sa i përket pasojave që kjo ka te qytetarët dhe stafet mjekësore, nëse ne lejojmë infektimin e mjekëve dhe infermierëve, ne dobësojmë vijën mbrojtëse që ka shoqëria. Prioritet absolut duhet të jetë zbulimi i infeksionit, gjurmimi i kontakteve.

Ndaj kërkesa jonë është që në bazë të ligjeve në futi të normohen përmes VKM, për të bërë të mundur gjurmimin edhe izolimin e infeksionit, pa të cilin karantina s’do të ketë kuptim. Ky proces kërkon protokolle të qarta nga njerëzit në terren. Dua të përsëris dhe një herë thirrjen për pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result