Covid-19, pa vaksinë Lojërat Olimpike nuk mbahen as vitin e ardhshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është shumë joreale që Lojërat Olimpike të mbahen vitin e ardhshëm nëse ndërkohë nuk zbulohet vaksina për koronavirus.

Kështu ka thënë njëra nga shkencëtaret më të njohura botërore të shëndetësisë. Profesoresha Devi Sridhar ka thënë se zhvillimi i trajtimit efektiv dhe të përballueshëm do të “ndryshonte lojën” sa i takon zhvillimit të Lojërave që janë shtyrë për një vit.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorët e Tokio 2020 kanë mbajtur një takim këtë javë, ku kanë shprehur shpresën se Lojërat mund të jenë “dritë në fund të tunelit”.

Por udhëheqësi i komisionit koordinues të IOC-së, John Coates ka pranuar se Covid – 19 mund të ketë ndikim në Lojërat e shtyra, që duhet të mbahen prej 23 korrikut deri më 8 gusht të vitit 2021.

Profesoresha Sridhar, që udhëheq shëndetin global në Universitetin e Edinburghut, ka thënë se gjasat që Tokio 2020 të mbahet sipas planifikimit, varen nga zbulimi i vaksinës.

“Ne kemi dëgjuar nga shkencëtarët që kjo është e mundur. Unë kam menduar se do të shkoj një vit apo një vit e gjysmë, por po dëgjojmë që mund të vijë më shpejtë”, ka thënë ajo.

“Nëse bëhemi me vaksinë deri në vitin e ardhshëm, atëherë mendoj se Lojërat Olimpike janë reale. Vaksina do të ndryshoj gjendjen, një vaksinë efektive, e përballueshme dhe e çasshme. Nëse shkencëtarët nuk e zbulojnë atë, atëherë mbajtja e Lojërave duke shumë joreale”, ka thënë profesoresha Sridhar, raporton BBC.

Share This Article